Arbëri

Tirana i përgjigjet Moskës: Keqkuptuat komentet e Ramës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i është përgjigjur me dy mesazhe në Twitter reagimit të Rusisë ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama mbi ligjin për gjuhën shqipe në Maqedoni, duke shprehur keqardhje ndaj Moskës.

Kjo e fundit shprehu shqetësim dhe akuzoi Ramën se po vijon të promovojë të ashtuquajturën “Platforma e Tiranës”, që sipas Rusisë cenon themelet e shtetit të Maqedonisë. Por sipas Tiranës zyrtare, Ministria e Jashtme ruse i ka keqinterpretuar komentet e Ramës.

“Ne vlerësojmë kalimin e ligjit pasi ai plotëson një nga angazhimet kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”, transmeton TCH.

Ministria e Jashtme në Tiranë nënvizon se ajo qëndron jashtë çështjeve të brendshme të Maqedonisë dhe se investohet për harmoninë etnike në Ballkan.