Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zbardhet agjenda e Vuçiqit në Kosovë

Foto: Koha

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, do të vijë për vizitë nesër në Kosovë, ku siç ka njoftuar, do të takojë serbet e Kosovës.

Vizita e tij vjen pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është agjenda e Vuçiqit:

Rreth orës 10:30 Aleksandar Vuçiq do të vizitojë manastirin Banjska.

Rreth orës 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut.

Rreth orës 17:00 do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka miratuar më 17 janar kërkesën që Vuçiq të vizitojë Kosovën.