Arbëri

Cili është programi i vizitës së Vuçiqit në Kosovë

Descriptive Text

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë nesër në Kosovë.

Është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës, ka kumtuar shërbimi i shtypit të Presidencës serbe, njofton FoNet.

Në kumtesë theksohet se para dite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë, transmeton Koha.net .

Vuçiq pasdite e të shtunës do të bisedojë me qytetarë të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.

Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.