Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, i është kundërpërgjigjur Ismajl Kurteshit për deklaratën se Molliqaj po mban takime ilegale për të përçarë edhe më shumë partinë.
Në një postim në Facebook, Molliqaj ka sqaruar se ka mbajtur dy takime me strukturat e Vetëvendosjes në Pejë dhe në Deçan. Atë në Pejë, Molliqaj ka shkruar se, e ka mbajtur në një restorant ndërsa atë në Deçan e ka mbajtur në zyrat e partisë në këtë qytet, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dorëhequri nga funksionet në Vetëvendosje ka shkruar se Kurteshi po e përdorë këtë gjuhë në çdo takim që ka mbajtur me anëtarët e VV-së.
“Në kohën kur ne po i diskutojmë dallimet tona brenda organizatës dhe anëtarëve e simpatizuesve të Lëvizjes po ua rrisim shpresat që së bashku do ta tejkalojmë problemin e brendshëm në organizatën tonë, ushtruesi i detyrës së Sekretarit Organizativ, Ismajl Kurteshi, lëshon deklarata antidemokratike me shumë të pavërteta që përmbajnë gjuhë përçarëse”, ka shkruar Molliqaj.
“Dy takime i kemi mbajtur me strukturat e Lëvizjes në Pejë dhe Deçan. Të parin në një restorant ndërsa të dytin në zyra të Lëvizjes. Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë diskutimi i gjendjes në të cilën gjendet Lëvizja dhe jo ajo që pretendohet në deklaratën e Kurteshit”, ka shkruar ai.
“Duke qenë se unë jam pjesë e Lëvizjes dhe deputet i saj, nuk e di në çka thirret Kurteshi kur takimin tonë e quan ‘takim ilegal’. Meqenëse këto ditë janë thirrur shumë në statutin e Lëvizjes, pres nga ai që të përgjigjet se cila pikë e këtij statuti ndalon takime të tilla ose i vlerëson ato si ‘ilegale’”, i është përgjigjur Molliqaj Kurteshit.
Molliqaj ka kërkuar sqarime nga Vetëvendosje nëse deklarata e Kurteshit është diskutuar në kryesi dhe nëse kjo deklaratë është qëndrim edhe i VV-së
“Ende më problematike për mua është që Kurteshi këtë gjuhë po e përdorë pothuajse çdo ditë në secilin takim me anëtarë, në të cilat takime ai po e shoqëron kandidatin për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurtin”, ka shkruar Molliqaj.
“Për fund, meqenëse deklarata e tij u postua edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes në Facebook, dua të shtroj një pyetje: A është diskutuar deklarata e tij në kryesi të Lëvizjes dhe a është vendim i kryesisë që kjo deklaratë të jetë qëndrim zyrtar i Lëvizjes? Nëse po, atëherë si t’i kuptojmë thirrjet për të biseduar kur në të njëjtën kohë na bëhen sulme kaq të ulëta? Nëse jo, kur do të distancohet kryesia e Lëvizjes nga kjo deklaratë skandaloze?”
“Mentaliteti që po instalohet në organizatën tonë është tejet i rrezikshëm dhe i papranueshëm për një organizatë të mirëfilltë politike. Çështja është serioze, prandaj edhe trajtimi duhet të jetë serioz. Fatkeqësisht, deri tash ky problem nuk është trajtuar seriozisht, përkundrazi, është nxitur edhe më shumë përçarje”, ka shkruar Molliqaj.