Arbëri

Publikohet kontrata për termocentralin “Kosova e Re”

Descriptive Text

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka publikuar kontratat komerciale për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

Kontratat për projektin e TC Kosova e Re, janë nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe investitori “ContourGlobal”.

Ministri Lluka ka thënë se projekti i “Kosovës së Re” nuk do të financohet nga Kosova. Obligimet që ka Kosova në këtë projekt është furnizimi me thëngjill dhe çështje tjera teknike.

“Projekti nuk do të financohet nga Kosova, obligimet e Kosovës janë të natyrës teknike siç është furnizimi me thëngjill dhe ftohja e ujit”, ka thënë Lluka.