Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas Vlorës, interes edhe për aeroportin e Kukësit

Tiranë, 19 janar – Qeveria shqiptare ka pasur një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale ka shkruar, “Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukësi). Më në fund një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit. Të shohim. Kam besim”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministri Rama njoftoi se Qeveria shqiptare ka marrë kërkesën zyrtare për ndërtimin e aeroportit të ri kombëtar të Vlorës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, theksoi se për aeroportin e Vlorës “oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction”, bën të ditur ATSH.