Arbëri

Thaçi Haradinajt: Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet degraduar në fyerje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas fyerjes së nënkryetarit të OVL-së së UÇK-së Nasim Haradinaj, ndaj Greg Delawies, që e quajti palaço.

Ka thënë se shprehja e mendimit të lirë, ashtu siç tha Haradinaj se ky është mendim vetëm i tij, nuk duhet të keqpërdoret e të degradojë në fyrje.

“Republika e Kosovës është shtet demokratik, ku liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë. Shprehja e mendimit të lirë nuk duhet të keqpërdoret dhe të degradojë në fyerje, aq më tepër ndaj ambasadorit të shtetit, me të cilin kemi miqësi të përjetshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Më herët Koha.net ka kontaktuar me Nasim Haradinajn për të parë qëndrimin e tij pas gjuhës së përdorur, por ai vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim duke shtuar se as nuk do t’i kërkojë falje Delawies.