Arbëri

Japonia cakton ambasador special për vendet e Ballkanit Perëndimor

Descriptive Text

Tokio ka vendosur të caktojë një ambasador special për vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, deklaroi Norio Maruyama, drejtor i përgjithshëm i Medias dhe Diplomacisë Publike në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, i cili ishte pjesë e delegacionit të shoqëroi kryeministrin Shinzo Abe gjatë vizitës së tij në Serbi.

”Ky ambasador nuk është caktuar ende, por emri i tij do të bëhet i ditur për pak kohë”, shtoi Maruyama.

I pyetur për të saktësuar rolin që do të ketë ky ambassador, Maruyama tha se misioni i tij kryesor do të jetë identifikimi i nevojave ekonomike për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku më pas Japonia mund të japë ndihmën e saj.

”Japonia ka kapacitetet dhe aftësitë e duhura, ndërkohë që Tokio beson se Evropa Juglindore ka potenciale të mëdha ekononmike”, deklaroi Maruyama.