Arbëri

Gjergji: Kosova ka nevojë për paqe të vërtetë

Ipeshkvia e Kosovës sot ka bërë prezantimin e Mesazhit të Paqes 2018 të Papa Françesku me temën “Migrantët dhe refugjatët: burra dhe gra në kërkim të paqes”, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.

Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji me këtë rast ka thënë se sivjet Papa ka zgjedhur të bashkë ndaj një brengë të madhe që ka shoqëria botërore, që janë refugjatët, sepse e para ata janë njerëz dhe duhet trajtuar në mënyrë njerëzore.

“Edhe vendi jonë ka nevojë për paqe dhe atë për paqe të vërtet, sepse neve nuk na mohohet e drejta për të realizuar paqen dhe lirinë në vendit tonë, por na mohohet mundësia që të bëjmë të prekshme dhe të dobishme virtytet ose frytet e paqes dhe lirisë nga pa përgjegjësia e shumë kujt në këtë vend. Sidomos, ne nuk duhet menduar se paqja mund të ndërtohet duke vrarë njerëz, sikur ishte në këto ditë, ose duke mohuar të drejtën e dikujt që të jetoj. Prandaj, paqja e vërtetë buron nga zemra e pastër”, ka thënë Gjergji.

Ndërsa, Aziz Pollozhani, rektor në Universitetin Nënë Tereza të Evropës Juglindore, ka folur për çështjen e edukimit rreth trajtimit të emigrantëve dhe refugjatëve.


Ipeshkvia e Kosovës prezantoi Mesazhin e Paqes të Papa Françeskut

Ipeshkvia e Kosovës sot ka bërë prezantimin e Mesazhit të Paqes 2018 të Papa Françeskut me temën “Migrantët dhe refugjatët: burra dhe gra në kërkim të paqes”, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës.

Drejtori gjeneral i Karitasit, Don Viktor Sopi, ka bërë prezantimin e mesazhit.

Duke filluar nga ky mesazh, papa Francesku shërbimin e tij e ka veçuar për të drejtat e njeriut, në veçanti për refugjatët, kryesisht nga Lindja e Mesme qe janë me miliona emigrantë.

“Në botë janë mbi 250 milionë emigrantë, ndër ta janë 25 milionë refugjatë të persekutuar në vendet e tyre dhe të keqtrajtuar. Numri i lartë i emigrantëve dhe refugjatëve, Papa vuri në dukje rritjen e numrit të refugjatëve në shekullin 20”, thuhet në mesazh.

Ndër të tjera, thuhet se të gjithë popujt janë të një familje njerëzore dhe kanë të drejta të barabarta.

“Migrantët dhe refugjatët nuk sillen me duar të zbrazëta, ata sjellin thesarin e lartë të kulturës së tyre. Papa përqendrohet në katër pika për refugjatët, e ato janë: pranimi i tyre, mbrojtja, promovimi i tyre, mikpritja e tyre”, theksoi Sopi në mesazhin e Papa Franceskut.

Sopi në fund tha se Papa kërkon që qeveritë e botës të ndërtojnë ura, jo mure, ngase etja e emigrantëve për liri gjithsesi se duhet të mbështetet në mënyra të barabarta.

{gallery}