Pacolli kërkon mbështetjen e PE-së për liberalizimin e vizave

Pacolli kërkon mbështetjen e PE-së për liberalizimin e vizave

17 janar 2018 23:20

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së tij në selinë e Parlamentit Evropian në Strasburg ka kërkuar mbështetjen e parlamentarëve evropian për përshpejtimin e liberalizimit të vizave, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

“Gjatë vizitës time në Strasburg, kërkova mbështetjen e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian për përshpejtimin e pakushtëzuar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, përderisa raportova edhe mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës për MSA-në.

Qytetarët e Kosovës e meritojnë këtë të drejtë themelore të lëvizjes së lirë, ashtu siç e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të rajonit. Çdo trajtim ndryshe ndaj tyre i forcon bindjen për pabarazi dhe shtetas të dorës së dytë, status nga i cili ne kemi vuajtur shumë përgjatë historisë tonë”, ka thënë Pacolli, thotë kumtesa.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme