Arbëri

Të gjitha homazhet me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

Homazhe e aktivitete të ndryshme janë zhvilluar në 550-vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, raporton KTV.

Në gjithë Kosovën, ora e parë e mësimit i është kushtuar figurës së heroit kombëtar. Por Për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, nxënësit e klasave të para nuk kanë shumë njohuri.

Ndonëse ende nuk kanë libra të historisë, për Skënderbeun ata kanë mësuar nga familjarët.

Nxënësit e klasave të dyta janë më të mishëruar me këtë temë. Ata Skënderbeun e cilësojnë si trim, luftëtar e të fuqishëm. \

Përveç nxënësve, homazhe bënë edhe liderët institucionalë, ku edhe vendosën kurora lulesh. Nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës u organizua një akademi, ku u promovuan dy pulla postare, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë. Ndërkaq, në Gjilan, është vendosur edhe busti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, por gjilanasit janë shprehur të zhgënjyer që komuna nuk ka ndërtuar një shtatore për heroin kombëtar. Arsyen e mosndërtimit të një shtatoreje, kryetari i komunës së Gjilanit e ka arsyetuar me mungesë të buxhetit.