Ahmet Isufi nga AAK, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, tha se në rendin e ditës ishte edhe pika për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, e cila, tha ai, dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së.
“Sot pati mungesë të kuorumit që është e pakuptueshme dhe duhet punuar për të pasur funksionim të Kuvendit. Ne kemi pasur rendin e ditës, e kemi pasur të njohur, dhe nuk është mirë të prolongohen mbledhjet e kryesisë”, tha Isufi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pyetjen se si i komenton AAK deklarimet e ambasadorit Greg Delawie, se nëse zhbëhet specialja do të ketë pasoja të rënda, Isufi tha se nuk i komentojnë këto deklarata.
“Gjykata Speciale dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Qëndrimi ynë është i qartë prej fillimit. Kemi qenë kundër edhe atëherë kur është votuar ky Ligj e jemi edhe tani”, tha Isufi, duke theksuar se AAK është kundër kësaj Gjykate pasi konsideron se vepron vetëm kundër një etniteti, që janë shqiptarët, dhe kështu dëmton imazhin e Kosovës
Kryesia e Kuvendit as sot nuk e ka mbajtur mbledhjen e saj, e cila përveç disa pikave tjera të rendit të ditës ishte edhe kërkesa e propozime e që sipas të gjitha gjasave ishte edhe kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.