Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sfidë e madhe reformimi i ATK-së në 18-vjetorin e saj

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar 18 vjetorin e themelimit të saj.

Me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj ka përgëzuar ATK për punën e saj e në veçanti për luftën ndaj informalitetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne mbledhim nga tatimpaguesit për qëllime madhore dhe jemi përgjegjës që ata të zhvillohen suksesshëm”, ka theksuar Haradinaj. Për ata që veprojnë ilegalisht ka thënë se duhet gjetur mundësitë për t'iu lehtësuar plotësimin e kritereve që ata të legjitimohen.

Ndërsa kreu i ATK-së Sakip Imeri ka folur për 18 vitet punë të ATK-së. Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se synimi i këtij përvjetori është një rast për të shprehur besimin ndaj ATK-së. Ka pohuar se i pret një punë e madhe në reformim të ATK-së.

Ka përmendur politikën fiskale përmes të cilës pagesa e TVSh ka kaluar nga kufiri në brendi.