Lekajt i kërkohen dokumentet dhe sqarimi për 63 milionë euro shtesë për “Bechtel & Enka” Foto: Koha / ilustrim

Lekajt i kërkohen dokumentet dhe sqarimi për 63 milionë euro shtesë për “Bechtel & Enka”

17 janar 2018 06:30

Kontratën, raportin e menaxherit të kontratës dhe korrespondencat mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë “Bechtel & Enka”, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për pagesë shtesë prej 63 milionë eurove për autostradën “Arbën Xhaferi”, i kanë kërkuar deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik nga MI-ja, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkë me këto materiale, ata të martën në mbledhjen e komisionit janë dakorduar që në një nga mbledhjet e radhës të thërrasin për raportim ministrin Pal Lekaj, për të sqaruar se si ka ardhur deri te kjo shumë që shteti duhet të paguajë.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila, anëtare e Komisionit nga Grupi parlamentar i LDK-së, ka theksuar se çështja e dënimit nga ana e kompanisë “Bechtel & Enka” duhet të jetë pjesë edhe e diskutimit dhe trajtimit, pasi, siç ka thënë, në deklarata publike të zyrtarëve qeveritarë ajo shumë duhet të paguhet deri në muajin mars.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme