Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikohen beneficione të përjetshme për presidentin e vendit

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet e ligjit për presidentin e Kosovës, përmes të cilit mundësohet që i pari i vendit të ketë benificione të përhershme. Me ligjin aktual benificionet kanë qenë të parashikuara të bëhen brenda 5 vjetësh, raporton KTV.

Presidenti aktual, Hashim Thaçi, dhe ish-presidentët tjerë do të marrin benificione të përjetshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion dhe Mandate, ku me shumicë të votave është ndryshuar Ligji për Presidentin e Kosovës.

Me ndryshimet e bëra është larguar kufizimi që lejonte marrjen e benificioneve gjatë periudhës 5-vjeçare.

Kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, theksoi se ka kërkuar që të hulumtohen se si rregullohen beneficionet në vendet e tjera të Evropës, në mënyrë që të merret si model.

Ndërkaq, anëtarët e tjerë të Komisionit mbështetën dhënien e benificioneve të përhershme për presidentët.

Ligji aktual përcakton se presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati në pajtim me paragrafin 1. të nenit 18 të këtij ligji, ka të drejtë për periudhën pesëvjeçare pas përfundimit të mandatit të tij/saj, një zyrë dhe personel profesional të zyrës që nuk mund të jenë më shumë se tre persona.

Në këtë mbledhje, Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për Standardizim, ndërsa vendosi që dëgjimi publik për Projektligjin për Noterinë dhe ndryshimet në Projektligjin për procedurën jo-kontestimore të mbahet më 24 janar.