Arbëri

Policia e Kosovës ka zbuluar pronarin e veturës nga e cila u vra Ivanoviqi

Foto: Fonet

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se PK-ja ka informacionet për prejardhjen e veturës nga e cila është vrarë Oliver Ivanoviqi.

Duke mos dhënë më shumë detaje të vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare, Maxhuni ka thënë se ka informacione të mjaftueshme që të gjurmohet pronari i veturës.

“Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi infot e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture”, ka thënë Maxhuni.

Image
Fotografi nga konferenca