Arbëri

Sundimi i ligjit e furnizimi me energji, pjesë e Programit për Reforma në Ekonomi

Institucionet e vendit po synojnë që brenda 3 vjetësh të ndërmarrin një numër veprimesh, të përfshira në 20 masa.

Këto masa u prezantuan para zyrtarëve të Komisionit Evropian, përfaqësuesve të bizneseve dhe OJQ-ve, raporton KTV.

Nga ana tjetër, zyrtarët evropianë ua kujtuan masat që duhet t’i ndërmarrin institucionet, në mënyrë që të ecet para.

Disa nga pjesëmarrësit dhanë vërejtje për mënyrën e realizimit të këtij programi, duke kërkuar ndryshime në të.

Në kuadër të tyre, Qeveria ka paraparë ndërmarrjen e masave në përmirësimin e sundimit të ligjit, efikasitetin në gjyqësor, furnizimin me energji, aftësimin profesional, përmirësimin e prokurimit publik, investimet në bujqësi dhe përmirësimin e shërbimeve sociale.