Ish-kryetari i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ismet Salihu, i cili u shkarkua të premten bashkë me 3 anëtarë të tjerë të Këshillit nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, thotë se shkarkimi i tyre u bë pa asnjë paralajmërim.
Duke ironizuar me vendimin e ministrit Bytyqi, Salihu ka thënë për gazetën se u shkarkuan me stilin “pronto”, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Bytyqi ka shkarkuar 4 anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, të cilët janë emëruar nga ish-ministri Arsim Bajrami më 12 shkurt 2016. Të shkarkuarit janë: kryetari i Këshillit, Ismet Salihu, dhe 3 anëtarët e tjerë, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi.
Salihu, i cili ishte në krye të këtij Këshilli, tregon se ata nuk kishin marrë asnjë vërejtje paraprake para se të shkarkoheshin... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)