S’ka marrëveshje mes partive politike të Kosovës as në tryezën e Tiranës Foto: Koha / ilustrim

S’ka marrëveshje mes partive politike të Kosovës as në tryezën e Tiranës

21 mars 2017 06:31

Me qëndrime të betonuara ka përfunduar edhe takimi i nëntë ndërmjet përfaqësuesve të subjekteve kryesore politike. Dallimet diametralisht të kundërta pozitë-opozitë, veçmas sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi dhe Marrëveshjes së Asociacionit me Serbinë, janë konfirmuar fundjavën që shkoi në takimin i cili u mbajt në Tiranë.

Përfaqësues të subjekteve politike nuk kanë pranuar të komentojnë, për shkak të, siç kanë thënë, marrëveshjes që kanë me iniciuesin e tryezës, Naim Rashiti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për tryezën shkurtimisht ka njoftuar Naim Rashiti, i cili është hulumtues në Grupin Ndërkombëtar të Krizave në Prishtinë.

“Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur në Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve politike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA. Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi në Tiranë e takimet e tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm”, ka shkruar Rashiti në “Facebook”.

Por, jozyrtarisht gazeta merr vesh se nuk ka pasur ndonjë dakordim për asnjërën prej çështjeve të diskutuara... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme