Moisiu: Krijimi i ushtrisë nuk duhet të bie ndesh me aletatët

Moisiu: Krijimi i ushtrisë nuk duhet të bie ndesh me aletatët

20 mars 2017 21:59

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se nisma për krijimin e Forcës së re përmes Ligjit nuk duhet të bie ndesh me aleatët tanë, SHBA-të, NATO-n dhe BE-në.

Por, në anën tjetër ai tha se krijimi i ushtrisë është shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

Këto komente i bëri në konferencën që ka organizuar sot lëvizja Vetëvendosje, me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore” në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile e subjekteve politike, ekspertë të çështjes si dhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Shqipëria.

Po aty, ngjashëm, konstatoi edhe eksperti i sigurisë, Florian Qehaja, i cili tha se themelimi i ushtrisë nuk duhet të lëkund partneritetin me ndërkombëtarët, duke shtuar se në hulumtimet e bëra dalin të dhëna që hedhin poshtë supozimin se shumica e serbëve në Kosovë janë kundër themelimit të ushtrisë.

Ndërsa, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, deklaroi se ky projektligj do të duhej të sillej nga Qeveria, dhe kjo çfarë ka ndodhur është lojë për bajraktarizëm.

E përfaqësuesit nga Lugina, Ragmi Mustafa e Jonuz Musliu, theksuan domosdoshmërinë e themelimit të ushtrisë, duke potencuar se kjo do t’i bënte të ndiheshin më të sigurt edhe qytetarët nga kjo pjesë.

Teksa, Bekim Qoku nga Republika e Maqedonisë, foli në lidhje me organizimin dhe funksionimin e ushtrisë në këtë shtet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme