Arbëri

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor fillon të hënën

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka njoftuar se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor fillon të hënën.

“MASHT njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon sipas kalendarit shkollor të hënën, 15 janar 2018”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie.