Ministria e Punës së shpejti dërgon në Qeveri propozimin për rritjen e pagës minimale Foto: Koha / ilustrim

Ministria e Punës së shpejti dërgon në Qeveri propozimin për rritjen e pagës minimale

13 janar 2018 22:57

Ministria e Punës është në fund të përgatitjes së lëndës për të dërguar në Qeveri propozimin e Këshillit Ekonomik Social për rritjen e pagës minimale në 250 euro, dhe procedimi i saj është çështje ditësh.

Kështu ka thënë ministri i Punës, Skënder Reçica, në një intervistë për televizionin publik.

Reçica beson se Qeveria do ta miratojë propozimin derisa ka shtuar se rritja e pagës minimale nuk ndikon në skemat pensionale dhe sociale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme