Arbëri

Të dorëhequrit nga Vetëvendosje nuk marrin pjesë në prezantimin e Kurtit

Në Sallën e Kuqe në Prishtinë, janë mbledhur anëtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilëve pritet t’u drejtohet kandidati për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti për të prezantuar platformën e tij.

Në sallë mungojnë të gjithë të dorëhequrit ditë më parë nga funksionet e kësaj partie.

Ndër të pranishmit përveç aktivistëve, janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Fatmire Kollçaku, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, Ismail Kurteshi, si dhe prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur apo ka rastisur që me bashkëpunëtorë të tij të jetë në Tiranë, në ditën kur në Prishtinë kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar se do ta shpalosë platformën e tij.

Por Ahmeti, nuk ka mundur ta huq fjalimin e Kurtit. Ai e ka ndjekur “live” në Facebook fjalimin e Kurtit. Njësoj ka bërë edhe Driton Çaushi, i cili ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Qendrës së Vetëvendosjes në Gjakovë.