Thaçi kërkon propozime se kë duhet nderuar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

Thaçi kërkon propozime se kë duhet nderuar me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë

13 janar 2018 15:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po kërkon ndihmën e qytetarëve të Kosovës për të vendosur se kujt t’i japë dekoratën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin për media thuhet se në kuadër të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore Presidenti do të nderojë personalitete të ndryshme me Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

“Duke pasur personalitete të shumta, si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, që kanë kontribuar për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin tonë gjatë dekadës së parë të pavarësisë, presidenti Thaçi i fton institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët, që të kontribuojnë me propozimet e tyre për personalitetet që vlerësojnë se duhet të dekorohen me këtë medalje”, thuhet në njoftimin për media.

Të gjithë ata që duan të kontribuojnë me propozime, luten që ato t’i arsyetojnë dhe dërgojnë në adresën e Komisionit Vlerësues për Dekorata: dekoratat@president-ksgov.net;

Bëhet me dije se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Medaljen Presidenciale Jubilare për Dhjetëvjetorin e Pavarësisë do ta ndajë gjatë tërë këtij viti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme