Numri një i drejtësisë në Kosovës, Abelard Tahiri, përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë me dije se në zbatim të kompetencave të tij në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ka kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit M.H., i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për vepra penale që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.
“Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t'u përgjigjur për veprat e bëra. Jam i vendosur për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, pavarësisht formave, natyrës dhe rrethanave në të cilat shfaqet dhe do të angazhohem çdo ditë që ky përkushtim të fuqizohet edhe më tej”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtetasi izraelit Moshe Harel ishte arrestuar në Qipro më 5 janar. Ai kërkohej që nga viti 2010, si i dyshuar për përfshirjen në trafikim me veshka, të cilat merreshin në Kosovë për 12 mijë euro e shiteshin në vende të tjera për 80 deri 100 mijë euro.
Edhe Rusia kishte kërkuar arrestimin e tij.