Veseli – Delawies: Kosova do t’i qëndrojë pas obligimeve për Specialen

Veseli – Delawies: Kosova do t’i qëndrojë pas obligimeve për Specialen

13 janar 2018 14:40

“Kosova do t’i qëndrojë obligimeve të veta ndërkombëtare deri në fund, përfshirë Dhomat e Specializuara”.

Kështu i ka thënë kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, ambasadorit të SHBA-ve në Kosovë.

Ata sot kanë zhvilluar një takim, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe agjendën e Kuvendit për vitin 2018.

Sipas njoftimit të Kuvendit, “në takimin e kryetarit Veseli dhe ambasadorit Delawie është theksuar nevoja e qëndrimit të përbashkët për çështjet me interes nacional”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme