Arbëri

Kosova s’ka kushte për trajtimin e rasteve me komë vigjilje

Jeta e këtyre pacientëve të shtrirë në klinikën gjysmë-intensive është e varur tërësisht nga vullneti i punëtorëve shëndetësorë.

Trajtimi i rasteve me koma vigjilje është i kushtueshëm e me pak shpresë për përmirësim. Kjo rëndohet edhe më shumë pasi në shërbimin klinik universitar nuk ka kushte të mjaftueshme për trajtimin e tyre.

Curr Gjocaj, drejtor i SHSKUK-së, tregon se kanë ndarë një hapësirë për këto shërbime, por që nuk arriti të finalizohej për shkak se punimet nuk u kryen mirë.

Tash krejt shpresat i kanë të projekti i ri që pritet të realizohet nga një investim i jashtëm.

Nga viti 2000 shërbimi intensiv ka vetëm 14 shtretër, të cilët janë në dispozicion të pacientëve që kanë nevojë për trajtim intensiv.

Zyrtarë të këtij shërbimi shpesh janë ankuar të gjenden në një situatë të palakmueshme, për shkak se nuk kanë vend për aq sa ka kërkesa.