Albin Kurti sot prezanton platformën e tij Foto: Koha / arkiv

Albin Kurti sot prezanton platformën e tij

13 janar 2018 08:02

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjën Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, sot prezanton platformën e tij.

Prezantimi do të bëhet në “Sallën e Kuqe”, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Vetëvendosje, ndodhet në procesin e brendshëm zgjedhor. I vetmi kandidat për kryetar të partisë është Albin Kurti. Kuvendi zgjedhor pritet të mbahet më 21 janar.

Aty pritet të shihet nëse Vetëvendosje do ta ruaj unitetin apo do ta ketë fatin e disa partive tjera politike në Kosovë, të cilat u ndanë pikërisht nëpër kuvendet zgjedhore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme