KEK-u gjobit punëtorët me urdhër të Sindikatës

KEK-u gjobit punëtorët me urdhër të Sindikatës

13 janar 2018 07:00

Sindikata e Pavarur e Energjetikës e Kosovës (SPEK) ka përdorur instrumentet e KEK-ut për t’i shantazhuar anëtarët e saj, shkruan sot Koha Ditore.

Një dokument i SPEK-ut, i lëshuar nga kryetari Izet Mustafa, i ka obliguar punëtorët shfrytëzues të një pushimi veror që të mos heqin dorë nga anëtarësia në këtë sindikatë për periudhë njëvjeçare, meqë në të kundërtën do të detyrohen që t’i kthejnë mjetet e shpenzuara në fondin në të cilin kanë kontribuar vetë ata.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka zbatuar këtë urdhër të SPEK-ut, duke ua ndalur nga paga 20.17 euro punëtorëve që pas pushimeve kanë braktisur sindikatën, për gjashtë muaj rresht. Ato mjete KEK-u i ka transferuar në xhirollogarinë e SPEK-ut.

“Koha Ditore” e ka siguruar një dokument të tillë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme