MPJ, notë verbale shteteve të BE-së për sulmin ndaj autobusit në Serbi

20 mars 2017 19:03

Sulmi i radhës ndaj autobusit me udhëtarë kosovarë në Serbi, ka shtyrë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që t’i nisë notë verbale Parlamentit Evropian.

Ministria e Jashtme njofton shtetet e BE-së se sulmet ndaj kosovarëve po bëhen sistematike e po rrezikojnë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, së nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton KTV.

Në këtë notë verbale, të siguruar nga MPJ-ja, kërkohet nga Parlamenti Evropian që të marrë në konsideratë shqetësimin e Kosovës lidhur me incidentet e shkaktuara në Serbi.

Ndërkaq, njohës të çështjes së sigurisë po e vlerësojnë si shqetësues faktin e mosreagimit të ndërkombëtarëve, përkatësisht të Zyrës së BE-së në Kosovë, të cilët thonë se po përdoren standarde të dyfishta.

Thonë se reagimet e ndërkombëtarëve do të ishin shumë të ashpra, po të ishin sulmuar serbët.

Ndërkaq, për Burim Ramadanin institucionet e vendit duhet të mundohen më fuqishëm për t’i denoncuar këto raste deri në Këshillin e Sigurimit.

E, derisa pronari i kësaj kompanie, Bici, thotë ta ketë mbajtur larg mediave sulmin e parë me arsyetimin se ka mundur të jetë i rastësishëm, ambasadoren e Kosovës në SHBA Vlora Çitakun, e ka lënë pa fjalë.

Nga sulmi në Krushevc të Serbisë përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme