Familjet Zemaj, Tolaj e Haklaj të tronditur nga deklaratat e Mehmetit, i habitur edhe Haradinaj

Familjet Zemaj, Tolaj e Haklaj të tronditur nga deklaratat e Mehmetit, i habitur edhe Haradinaj

12 janar 2018 17:34

Familjet e Tahir Zemajt, Sebahate Tolajt dhe Jusuf Haklajt thonë se janë tronditur nga deklarimet e mbrëmshme të dëshmitarit Shkumbin Mehmeti, por thonë se më shumë janë të tronditur nga mosveprimi i zyrtarëve shtetërorë ndaj këtyre deklarimeve.

“Familjet tona e ftojnë Prokurorinë e Shtetit që t’i marrë shumë seriozisht të gjitha pretendimet e këtij dëshmitari dhe dëshmitë e tjera eventuale dhe t’i trajtojë ato me seriozitet, në mënyrë që kryerësit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim, raporton KTV.

Thonë se janë të indinjuar që pavarësisht pretendimeve të dëshmitarëve të mundshëm që do të çonin në zbardhjen e këtyre vrasjeve, por edhe të shumë krimeve të tjera të kryera në Kosovë me motive politike, prokurorët nuk kanë bërë sa duhet për ta përmbushur obligimin e tyre konform standardeve etike dhe profesionale, duke i lënë këto raste në mëshirën e fatit.

Rreth këtyre deklaratave ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Haradinaj tha se është habitur me këtë mënyrë të komunikimit ndonëse siç tha nuk e ka parë intervistën.

“Një person nga burgu me dhanë interviste është e çuditshme. Të gjitha deklaratat ishin dashur me qenë materie e prokurorëve dhe gjyqtarëve jo me u na spektakël medial. Unë se kam parë intervistën por dëgjova komente e reagime dhe jam habit”, tha kryeministri Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme