Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, s’dihet nëse do të shqyrtohet kërkesa për Specialen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, s’dihet nëse do të shqyrtohet kërkesa për Specialen

12 janar 2018 15:42

Kuvendi i Kosovës nis sesionin e ri edhe me mbledhjen e kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, ku përveç tjerash do të vendoset edhe për seancën e radhës, në të cilën është paraparë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Edhe pse njëra nga pikat e parapara është shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave, Kuvendi nëpërmjet njoftimit nuk ka sqaruar nëse do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e ligjeve që lidhen me Gjykatën Speciale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme