Haxhiu e Mihali e quajnë shpifje deklaratën e Molliqajt Foto: Ilustrim

Haxhiu e Mihali e quajnë shpifje deklaratën e Molliqajt

11 janar 2018 21:01

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Dejona Mihali i janë kundërpërgjigjur deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, duke i quajtur shpifje deklarata e tij.

Molliqaj në një postim në Facebook ka dhënë se Mihali kishte votuar kundër iniciativës për takim të përbashkët të Grupit Parlamentar për të gjetur rrugëdalje nga kriza në parti, përderisa sipas tij Huxhiu kishte abstenuar, transmeton Koha.net.

“Dardan Molliqaj paska thënë që unë kam abstenuar për takimin e përbashkët ndërmjet kryesisë dhe grupit. Kjo është shpifje. Unë kam përkrahur takimin e përbashkët dhe i kam arsyet për këtë. Nëse edhe një për qind ka shansa për unifikim, duhet të punojmë në këtë drejtim, e kemi borxh para qytetarëve dhe ja kemi borxh Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

​Molliqaj i zhgënjyer pse Kurti, Haxhiu e Sveçla abstenuan për takim të përbashkët me Grupin Parlamentar

Përderisa Dejona Mihali ka shkruar, “taksirat bëja ‘edit’ sërish komentit në Facebook, Dardan Molliqaj. Unë nuk kam votuar kundër. E ke pasur lehtë ta konfirmosh këtë gjë, mund të më telefonoje dhe të më pyesje. Por tash na flet përmes Facebookut. Është mirë këtë jetë që kemi ta jetonim të plotë e me kuptim”.

Mihali ka thënë se do të qëndrojë gjithmonë në krahun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Kosovës.

“Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës. Kjo është ftesa, thirrja e vetme dhe e përhershme që kam pasur e kam për veten së pari e për këdo që kam pasur pranë - të jetoj e punoj shqiptarisht. Të tjerat, të gjitha janë anësore dhe të kapërcyeshme”, ka shkruar ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme