Krasniqi: Vetëvendosje nuk mund të ndahet për teket e askujt

Krasniqi: Vetëvendosje nuk mund të ndahet për teket e askujt

11 janar 2018 20:37

Ndarja e “Vetëvendosjes” nuk përjashtohet si opsion as prej ish-deputetit të këtij subjekti, Florin Krasniqi.

Megjithatë, sipas tij, Lëvizja do t’i mbijetojë këtij procesi me Albin Kurtin në krye.

“Do t’i mbijetojë sepse Albin Kurti ka personalitet dhe do t’i bëjë të gjithë ta kuptojnë se ardhja e tij në krye të VV-së nuk do ta dëmtojë partinë”, ka thënë ai.

Për të do të ishte e pranueshme një ndarje në bazë të programit por jo, siç thotë ai, për teke të dikujt.

“Nuk mund të ndahemi për teke të askujt. Nuk e di origjinën por mendoj se ka ardh si lodhje e njerëzve... përgjegjësia është e të gjithëve pse nuk e kanë shuar zjarrin kur ka qenë shumë i vogël si kur i kemi shuar më herët kur kemi pas cështje shumë më të mëdha”, u shpreh Krasniqi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme