Shqiptarët mbesin më proevropianët, serbët më euroskeptikët

Shqiptarët mbesin më proevropianët, serbët më euroskeptikët

11 janar 2018 18:12

Shqiptarët janë populli më proevropian në Ballkanin Perëndimor, ndërsa serbët më euroskeptikët.

Ky është rezultati që ka nxjerrë projekti “INFORM”, i cili merret me hulumtime për politikë, ekonomi dhe sfera të tjera në shoqëritë e Ballkanit.

Në një hulumtim të fundit, “INFORM” ka treguar se në mesin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, shqiptarët janë populli që beson më së paku se integrimi në BE “do të sillte benefite vetëm për të pasurit dhe të fuqishmit, se integrimi në BE është kërcënim për identitetin kulturor dhe se është kërcënim për ekonominë”.

Teksa rreth 60 për qind e serbëve besojnë se integrimi në BE ndihmon vetëm të pasurit dhe të fuqishmit, kërcënon identitetin kulturor dhe ekonominë, në Kosovë kjo përqindje sillet prej 30 në 40. Në Shqipëri përqindja sillet prej 20 deri në 30, transmeton Koha.net.

Sa i përket mendimit se integrimi në BE ndikon pozitivisht në shoqëri, shqiptarët patën nivelin më të lartë të besimit.

Sipas sondazhit të “INFORM”, shumica e pjesëmarrësve në gjashtë shtetet e Bllkanit Perëndimor, përpos Shqipërisë akoma nuk i ndjejnë efektet pozitive të rregullave të Bashkimit Evropian. Shumica e tyre përkrahin ligjet e BE-së, edhe pse serbët, malazezët dhe maqedonasit thonë se rregullat e BE-së janë të dëmshme për traditat lokale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme