Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuniteti ashkali dhe egjiptian të interesuar për FSK-në

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka pritur sot në vizitë një delegacion nga radhët e komuniteteve, të prirë nga Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe Bashkim Krasniqi zëvendësministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL)

Ministri Berisha, mysafirët i njoftoi edhe për misionin duke u shpreh se FSK-ja është një forcë profesionale dhe shumetnike që i përket gjithë popullit të Kosovës dhe është në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallime etnie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai i njoftoi edhe me përfaqësimin e FSK-së, duke vënë theksin te pjesëtarët e komuniteteve egjiptian dhe ashkalinj, të cilët me përgjegjësi të madhe i kryejnë detyrat e përgjithshme dhe janë shembull i bashkëpunimit dhe mirësjelljes në radhët e FSK-së, transmeton kp .

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, në emër të delegacionit që përfaqësonte e ka falënderuar ministrin Berisha për pritjen si dhe e ka përgëzuar për punën dhe të arriturat e përgjithshme, duke u shprehur se është pro formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua edhe për mundësinë e përfshirjes së pjesëtarëve të komunitetit egjiptian dhe atij ashkali në radhët e FSK-së.