Arbëri

Të shpejtohet zgjerimi, por të mos ketë lëshime për vendet e Ballkanit

Thirrja e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, që t’u jepet një perspektivë më e qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka hasur në mbështetje edhe të vendeve anëtare dhe shumë prej tyre tashmë i kanë dërguar letrat me idetë se si do të duhej të realizohej rritja e dinamikës së procesit të zgjerimit, shkruan sot Koha Ditore.

Në një letër të përbashkët nga 12 shtete të BE-së lidhur me zgjerimin ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe një kontribut i përbashkët nga Suedia dhe Finlanda, të cilat i ka siguruar “Koha Ditore”, shihet qartë se kërkohet që të ndihmohen vendet e rajonit në përshpejtimin e rrugës së tyre drejt BE-së, por, po ashtu, që të mos bëhen lëshime nga BE-ja sa u përket kushteve. Ky është kontribut i këtyre vendeve për Strategjinë e zgjerimit që Komisioni Evropian pritet ta miratojë më 2 shkurt, e draftin e hershëm të së cilit e kishte botuar “Koha Ditore” që në dhjetor.

(Teksti i plotë sot në Kohën Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.