Arbëri

Ahmeti thotë se dorëheqjet në Vetëvendosje janë humbje

Descriptive Text

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje sot ka apeluar tek ata që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në parti dhe nga ata që gjenden me funksione në këtë parti, të ulen të gjithë në një vend.

Ahmeti, në Facebook ka shkruar se mendime ndryshe do të ketë gjithmonë dhe se mendimet ndryshe janë të pranishme më së shumti kur partia rritet.

Ky është postimi i Ahmetit:

Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores. Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet.