Novi Sad, 20 mars – Këto nuk janë zgjedhje për pre4sident të Serbisë, por për lider të opozitës dhe kjo shihet nga avioni. Kështu u shpreh kryetari i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak në një intervistë për FoNet. Sipas tij në këto zgjedhje, pa dilema, përparësia i takon liderit aktual të koalicionit në pushtet, Aleksandar Vuçiqt.
Në këtë intervistë të gjatë ai ka shfaqur pikëpamje e koncepte, që nuk përputhen me ato të pushtetit dhe të kandidatëve presidencial rivalë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për qëndrimin që përfaqëson rreth pavarësisë së Kosovë, Çanak rikujtoi se Qeveria e Serbisë nuk ka asnjë ingerencë ndaj Kosovës, se ekzistojnë pikëkalimet kufitare dhe se duhet të thuhet qartë se Kosova është e humbur me luftën, që e bëri Sllobodan Millosheviqi, transmeton Koha.net.
Çanak nuk e ka mbështetur idenë e formimit të Ushtrisë së Kosovës, por ka shtuar se “megjithëkëtë nuk do të thotë se Serbia mund të bëjë gjë për ta ndalur këtë synim”, është shprehur ai.
“Kosova nuk është temë, por ajo është pretekst i përhershëm”, ka thënë Çanak, “meqë deri sa ta përqendroni vëmendjen në drejtim të gabuar, me dorën tjetër mund të vidhni pa mëshirë”, ka shtuar.
Kemi mbërri deri aty që treni në të cilin shkruan “Kosova është Serbi” në të gjitha gjuhët që i janë kujtuar dikujt të qarkullojë në relacionin midis Vërshacit e Beogradit, meqë tema Kosova është Serbi shërben për konsum të brendshëm politik”, konsideron Çanak.
Në gjithë këtë punë Çanak ka përmendur edhe ndikimin e Federatës Ruse. Ajo për Rrjedhën Jugore të Gazit i ka premtuar mb ështetje ndërkombëtare për Kosovën, që flet se Kosova është shtet i pavarur.
“A nuk është e logjikshme: A është Kosova e pavarur? Është. A ka Rrjedhë të Jugut? Nuk ka ka. Atëherë kthenie Naftagasin dhe shkoni në shtëpi”, ka deklaruar Çanak, dhe ka shtuar se asnjëherë s’mund ta harroj skenën në të cilën presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, “ishte si varëse rrobash të Vlladimir Putinit”.