Haradinaj u premton rritje të pagave punëtorëve shëndetësorë

Haradinaj u premton rritje të pagave punëtorëve shëndetësorë

10 janar 2018 14:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim delegacionin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë të Kosovës (FSSHK), të kryesuar nga Blerim Syla, me të cilët bisedoi për gjendjen në shëndetësinë kosovare dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e saj. Në takim ishte prezent edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Kryeministri nga përfaqësuesit e FSSHK-së u njoftua me të arriturat e sektorit të shëndetësisë, por edhe për sfidat me të cilat përballet ky sektor.

Përfaqësuesit e sindikatës e njoftuan Kryeministrin për shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë, e njëri nga këto shqetësime ishte kategorizimi i pagave të mjekëve.

Haradinaj u zotua në angazhimin e Qeverisë për krijimin e bazës ligjore që ky kategorizim të aplikohet sa më parë edhe në sektorin shëndetësorë, ashtu siç e kanë tashmë të rregulluar edhe vendet e rajonit.

“Zgjidhja e problemit të pagave për punëtorët shëndetësorë, është kategorizimi i tyre, përmes ligjit. Qeveria do të jetë e përkushtuar që këtë ligj ta procedojë sa më parë. Kategorizimi nënkupton edhe rritjen e pagave për mjekët”, tha kryeministri Haradinaj.

Sindikalistët shëndetësorë u dakorduan që bashkë me ekspertë nga Ministria e Administratës Publike, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave të finalizojnë punën për Ligjin e pagave, në mënyrë që kërkesat e tyre, të zbatohen sa më parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Dardan10/01/2018 16:00

Shendetesia eshte ne gjendje alarmante. Ansje qeveri nuk ka investu ne sektorin ma te nevojshem ne kete vend. Kjo kallzon se sa interesim kane keto qeveri per popullin. Vete trajtohen neper Sistina e spitale jashte Kosoves, ndersa populli vuan ne QKUK, e cila nuk ofron as kushte minimale.

Shto koment

Të ngjashme