Arbëri

Trump uron Haradinajn për festat e fundvitit, Tillerson e falënderon për luftën kundër terrorizmit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndonëse nuk arriti të merrte vizën amerikane për të qëndruar zyrtarisht në SHBA, ai dhe bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, kanë pranuar telegram urimi me rastin e festave të fundvitit pikërisht nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj, ka marrë telegram falënderimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, për mbështetjen e Kosovës në luftën kundër terrorizmit.

Kryeministri Ramush Haradinaj, me këtë rast, tha se është një nder i veçantë pranimi i urimit për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Ky urim është edhe një konfirmim i miqësisë së përhershme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

“Sot, po ashtu, kam pranuar telegram nga Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, në të cilin, ai më falënderon për mbështetjen personale, por edhe institucionale të shtetit të Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Haradinaj tha se Qeveria dhe populli i Kosovës do të jenë çdoherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image
Image
Image