Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon kompensimi i viktimave të krimit

Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit i themeluar nga Ministria e Drejtësisë, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar kërkesat për kompensimin e viktimave të krimit të parashtruara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Komisioni e ka aprovuar kërkesën për kompensim të viktimës së krimit të iniciuar nga Zyra e mbrojtësve të viktimave të rajonit të Prishtinës. Kërkesa është paraqitur për çrregullime të rënda të shëndetit mendor, shpenzime mjekësore dhe të hospitalizimit, si pasojë e veprave penale “trafikimi me njerëz”, nga neni 171 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 33 të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprave penale “shërbime seksuale” të viktimës së trafikimit nga neni 231 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës, për të cilat janë shpallur fajtor dhe janë gjykuar të dënuarit që kanë kryer veprat penale të lartcekura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Komisioni për kompensimin e viktimave të krimit, ka shqyrtuar kërkesën dhe ka gjetur se janë plotësuar kushtet ligjore për paraqitjen e saj, siç janë lloji i veprës penale që është kryer ndaj viktimës, mos realizimi i kërkesës pronësore juridike nga i dënuari në procedurën penale dhe kushtet tjera formale e materiale të parapara me dispozitat e neneve 7 dhe 8 të Ligjit për kompensimin viktimave të krimit, si dhe dispozitat e neneve 4 paragrafi 2 dhe 15 të Udhëzimit Administrativ, për mënyrën e kompensimit përfshirë edhe llogaritjet e kompensimit për dëmtimet e shumëfishta”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Vlen të theksohet se gjatë vitit 2017 është kompensuar viktima e parë e krimit nga rajoni i Mitrovicës, e iniciuar nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave. Me këtë rast ka filluar për herë të parë implementimi në praktikë i Ligjit për kompensimin e viktimave të krimit.