Personi që ka kërcënuar me armë kryetarin e Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka qenë i dehur.
Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për TV Arta.
“Policia ka arrestuar shtetasin S.I. para objektit të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë si dhe ka konfiskuar një revole. Ndaj tij bien 2 vepra penale: armëmbajtje pa leje dhe kanosje”, ka thënë Zahiti.
Derisa policia nuk ka ende arsye të kanosjes mësohet se i dyshuari kishte kërkuar punë në zyrën e kryetarit Mulaku.
-
20 mars 2017 14:15
-
Shpërndaje në: