Kryetarja e komisionit qeveritar për të mbijetuarit e luftës së fundit në Kosovë, Minire Begaj në Rubikon të KTV-së k qartësuar detajisht se si një viktimë mund të aplikoj për statusin e viktimës.
Ajo bëri të ditur se përveç sekretariatit, ato kanë mundësi të shkojnë edhe në katër organizata tjera të cilat merren me të drejtat dhe rehabilitimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBegaj bëri të ditur se Kosova ka adaptuar një legjislacion prej më të mirëve në rajon, duke krahasuar me praktikat ekzistuese.
“Në katër OJQ-të, duhet shkuar personalisht, në Medica Gjakova, Medica Kosova, në Qendrën për Rehabilitim dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave, por është edhe sekretaria. Aplikacionet do të jenë në të gjitha këto qendra. Aplikacioni mund të shkarkohet edhe në internet. Do të jenë edhe të kopjuara edhe në krejt këto organizata, do t’i shohin të drejtat e tyre, çdo detaj. Nuk është mirë të ngutemi veç të plotësohet një aplikacion pasi e drejta për aplikim është pesë vite dhe e pensioni është i përjetshëm”, ka thënë ajo.
30 ditë është afati për verifikim të aplikacionit prej momentit të pranimit.
Me afatin për aplikim, Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitim nuk pajtohet.
Ajo thotë se duke qenë se krimet e luftës nuk kanë ndonjë afat, njëjtë nuk do të duhej të kishte as afati për aplikim.
Ndonëse Rushiti thekson se ekziston një hapësirë përmes secilës zgjatet afati në qoftë se nuk arrihet të përfundohen të gjitha aplikacionet.