Arbëri

“Amfilohije ia hoqi maskën patriotit të rremë Vuçiq”

Mitropoliti Amfilohije kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq “ia hoqi maskën artistit të madh e patriotit të rremë” i cili nuk mund ta thotë as dhe një fjali pa mendim tjetër, thotë kryetari i lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviq, transmeton Koha.net.

“Çdo gjë që ishte menduar të bëhej fshehtas, doli të jetë publike”, ka thënë në kumtesë Obradoviq duke u pyetur “pse përfaqësuesit e regjimit sundues janë shqetësuar aq shumë nëse ajo që e ka thënë mitropoliti Amfilohije nuk është e vërtetë”, citon FoNet kumtesën.

“Pse thjeshtë nuk thanë se mitropoliti nuk ka arsye të shqetësohet dhe se ata i mbeten besnikë luftës për ruajtjen e Kosovës në Serbi por merren me deklaratat e tij dhe e mësojnë si të sillet ai në frymën e kishës”, ka thënë ai ndër të tjera.