Arbëri

Haradinaj shpall zgjedhjet

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se “pas një viti të suksesshëm” që kjo parti ka pasur në zgjedhjet e vitit të kaluar, ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme në të gjitha nivelet e partisë.

“Aleanca po bëhet e fortë dhe zëri i fuqishëm i qytetarit të Kosovës. Deri këtu, kemi arritur bashkë me strukturat, aktivistët dhe simpatizantët, të cilët kanë qenë forca shtytëse e AAK-së përgjatë gjithë këtyre viteve dhe do të rrugëtojmë sërish bashkë duke e ndërtuar çdo ditë vendin tone”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.