Arbëri

Kryeministri reagon në lidhje me propozimin e VV-së për Specialen

Zyra e kryeministri, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje se tentativa për zhbërjen e Speciales do të shkojë në kuvend si Projekt-Ligj i qeverisë e jo si nismë e deputetëve në Kuvend.

Në një deklaratë për KTV-në, qeveria thotë se nuk komenton deklarata të partive politike për tema të tilla.

“Ne respektojmë nismën e deputetëve te Kuvendit të Kosovës për Dhomat e Specializuara. Megjithëkëtë temat e këtilla të ndjeshme nuk duhet të shërbejnë për lojëra dhe përfitime personale e politike”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.