Arbëri

Arzen Bytyqi rikthehet në AAK

Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e që ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues në AAK dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, para disa vitesh kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake të AAK-së.

Por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka njoftuar se ai i është rikthyer partisë.

“Radhëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është rikthyer, Arzen Bytyqi, njëri prej themeluesve të saj. AAK-ja, çdoherë, i ka dyert hapur për të gjithë njerëzit e mirë e punëtorë të Kosovës. Arzenit i dëshiroj mirëseardhje dhe punë të mbarë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.