Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot nis pranvera

Sot, e hënë, nis stina e pranverës. Ajo në vendin tonë arrin në orën 11 e 19 minuta. Në të njëjtën kohë në gjysmësferën jugore të Tokës nis stina e vjeshtës, transmeton koha.net.

Dielli sot doli në orën 05:40, ndërsa perëndon 17:48.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund të javës së ardhshme nis edhe llogaritja verore e kohës. Në natën midis të shtunës e të dielës, pra datave 25 e 26 mars, në orën 2:00 akrepat e orës zhvendosen në orën 3:00.

Të hënën e datës 27 mars, ata që punojnë, do të detyrohen të flenë një orë më pak, nëse duan të mos vonohen në punë.