Arbëri

Moti në Kosovë gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për vikend.

Parashikohet se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, transmeton Koha.net.

Si pasojë e zhvendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale.

Minimalet do të lëvizin nga -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.